Revolucion te Dinamo/ Klubi ndryshon emrin, logon dhe fanellën

Revolucion te Dinamo/ Klubi ndryshon emrin, logon dhe fanellën

19:01, 24/07/2023

Dinamo është rikthyer në Superiore dhe kanë nisur punën për edicionin e ri. Ndryshime të mëdha pritet që të ndodhin në nivelin ne drejtimit, por dhe në mënyrën e organizimit.

Sipas "SuperSport", Dinamo do të ndryshojë emrin, logon, por dhe mënyrën e menaxhimit të skuadrës. Emri i ri do të jetë Dinamo City.

Image

Njëkohësisht do të ndryshojë dhe fanella e skuadrës, ku do të jetë mbishkrimi “Durrës Yachts & Marina”. Iniciatorët e këtij projekti janë personat që kanë marrë përsipër projektin e qytetit të Durrësit, çka përligj dhe emrin e sponsorit në fanellat e reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco