Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Sulmuesit që kanë kushtuar më shumë në historinë e Milanit, Okafor futet në 'Top 20'

Sulmuesit që kanë kushtuar më shumë në historinë e Milanit, Okafor futet në 'Top 20'

18:37, 24/07/2023

 

Blerja më e fundit e kuqezinjve, Noah Okafor, është futur në listën “Top 20” sulmuesve më të kushtueshëm në historinë e Milanit. Në këtë listë (ku përfshihet vetëm vlera e kartonit) bëjnë pjesë shumë futbollistë që kanë shkruar historinë e klubit kuqezi, po edhe disa meteorë, si në rastin e sulmuesit që mban vendin e parë në këtë renditje të veçantë.

Në vendin e parë qëndron Andre Silva, që u ble nga Porto për 38 milionë euro dhe në 41 ndeshje të luajtura me fanellën kuqezi shënoi 10 gola.

I dyti në listë qëndron Filippo Inzaghi, që u ble nga Juventusi për 36.15 milionë euro. në 300 ndeshje të luajtura me fanellën e Milanit, Superpippo shënoi 126 gola.

Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Piatek, që u ble nga Genoa për 35 milionë euro. 16 gola në 41 ndeshje shënoi polaku me fanellën kuqezi.

Carlos Bacca, që u ble nga Sevilla për 33.3 milionë euro qëndron në vendin e katërt (34 gola në 77 ndeshje), ndërsa pas tij vjen Gilardino, që u ble nga Parma për 25 milionë euro (132 ndeshje, 44 gola).

Ibrahimovic (u ble 24 milionë euro nga Barcelona, 93 gola në 163 ndeshje) zë vendin e gjashtë, Pato renditet i shtati (u ble 24 milionë nga Internacional, 63 gola në 150 ndeshje).

Shevchenko qëndron në vendin e 8-të në këtë renditje. Ukrainasi u ble 23.9 milionë euro nga Dinamo Kiev dhe shënoi 175 gola në 322 ndeshje me fanellën e Milanit. Kalinic (22.5 milionë) dhe Balotelli (20 milionë)  plotësojnë 10 vendet e para, ndërsa Okafor qëndron në vendin e 15-të me 14 milionë eurot që i kushtoi klubit kuqezi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco