Alex Telles largohet nga Manchester United dhe i bashkohet Ronaldos te Al-Nassr

Alex Telles largohet nga Manchester United dhe i bashkohet Ronaldos te Al-Nassr

12:59, 23/07/2023

Al-Nassr prezanton një nënshkrim të ri nga Manchester United. Pas Cristiano Ronaldos dhjetorin e kaluar, klubi me bazë në Riad sapo ka njoftuar transferimin e mbrojtësit të majtë brazilian Alex Telles nga Djajtë e Kuq, me të cilin kishte kontratë deri në vitin 2024. Ai nuk arriti të fitojë një vend titullari në Old Trafford, duke luajtur vetëm 50 ndeshje për 1 gol dhe 8 asistime.

“Al-Nassr ka përfunduar zyrtarisht nënshkrimin e yllit brazilian Alex Telles nga Manchester United. CEO Ahmed Alghamdi përfaqësoi Al-Nassr (në këtë transferim). Kontrata e Telles do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025” , mund të lexohet në deklaratën për shtyp të zëvendës-kampionit të Ligës Pro Saudite për ardhjen e brazilianit (12 ndeshje).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco