E ardhmja dhe situata e Mbappes te PSG, flet kapiteni Marquinhos

E ardhmja dhe situata e Mbappes te PSG, flet kapiteni Marquinhos

12:03, 23/07/2023

Duke folur në një konferencë shtypi në Japoni, kapiteni i Paris Saint-Germain, Marquinhos  iu përgjigj paraprakisht një pyetjeje në lidhje me sagën e vazhdueshme të Kylian Mbappe, e cila e ka parë kapitenin e Francës të përjashtuar nga turneu parasezonal i klubit.

Mbappe u hoq nga grupi i PSG-së për turneun e Japonisë dhe Koresë së Jugut në fillim të kësaj jave. Lëvizja është një përpjekje për t'i bërë presion francezit. Qëndrimi i PSG-së është i qartë: të rinovojë me një vit kontratën, ose të largohet këtë verë. Mbappe nuk ka plane për të rinovuar, por as nuk dëshiron të largohet nga klubi francez këtë sezon. Klubi beson se produkti i akademisë së Monaco ka një marrëveshje parakontrate për t'iu bashkuar Real Madridit në vitin 2024.

 

Për këtë arsye, Mbappe është në Paris, duke ruajtur nivelin e tij fizik, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në anën tjetër të botës, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm. Sidoqoftë, nuk ka vendim nga saga e Mbappe, dhe kapiteni i klubit Marquinhos u pyet për situatën.

 

“Është një pyetje delikate. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Është një futbollit që është mbi futbollistët. Ka të bëjë me menaxhimin. Shpresoj që ai të jetë pjesë e grupit dhe të na ndihmojë këtë sezon”, tha Marquinhos në një konferencë të transkriptuar nga Fabrice Hawkins i RMC Sport. Mbappe shpreson gjithashtu, por vendimi nuk është domosdoshmërisht i tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco