Pulisic: Më bindi Pioli të vija te Milani, jam gati të jap gjithçka për ngjyrat kuqezi

Pulisic: Më bindi Pioli të vija te Milani, jam gati të jap gjithçka për ngjyrat kuqezi

11:08, 23/07/2023

Milani ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Christian Pulisic nuk kishte si e niste më mirë punën me ekipin e ri, se sa në shtëpinë e tij.

Duke folur për shtypin amerikan për transferimin nga Chelsea te Milan, Pulisic u shpreh se dëshiron të japë gjithçka për “kuqezinjtë”.

“Jam i lumtur që jam te Milani, dua të jap gjithçka për këtë ekip. Kam folur me Piolin, nuk u desh shumë kohë për t’u transferuar në Milano, vetëm disa biseda. Trajneri më bëri të qartë se donte që unë të isha këtu, ai më kërkoi të isha sa më konkret për të ndihmuar shokët e mi të skuadrës”-deklaroi Pulisic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco