PSG vendos që Mbappe të stërvitet me lojtarët e ‘përjashtuar’

PSG vendos që Mbappe të stërvitet me lojtarët e ‘përjashtuar’

16:11, 22/07/2023

Paris Saint-Germaini dëshiron që Kylian Mbappe të stërvitet me lojtarët e ‘përjashtuar’, duke filluar nga sot në orën 16:00.

Mbappe do të stërvitet me lojtarët si Georginio Wijnaldum, Leandro Paredes, Julian Draxler, Abdou Diallo, Colin Dagba.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, francezi është në shitje, pasi nuk po pranon të zgjatë kontratën me Parisin.

Ai kishte një ultimatum deri në fund të këtij muaji, që ai ose e nënshkruan kontratën e re ose do të shitet, pasi nuk duan të humbasin falas në vitin e ardhshëm kur i përfundon marrëveshja aktuale.

Madje, PSG-ja po aludon që Mbappe ka marrëveshje sekrete me Real Madridin, dhe për këtë nuk e do më në ekip, dhe e ka vënë qysh tash në shitje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco