Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tragjike/ Katër persona futen në fushë gjatë ndeshjes dhe vrasin trajnerin

Tragjike/ Katër persona futen në fushë gjatë ndeshjes dhe vrasin trajnerin

19:15, 21/07/2023

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Meksikë një ditë më parë, ku katër persona janë futur në fushën e lojës dhe kanë vrarë një trajner futbolli për arsye ende të paqarta.

Në lagjen Kajerne të Siudad Obregon, të shtetit meksikan të Sonora, po luhej një ndeshje futbolli amator, e cila për më tepër po transmetohej drejtpërdrejt në Facebook nga një prej skuadrave.

Por në mes të ndeshjes, një grup prej katër personash ka hyrë në fushën e lojës duke ndërprerë takimin dhe qëlluar me armë zjarri drejt pankinës.

I vdekur ka mbetur Horge Alberto, trajneri 44-vjeçar i një prej skuadrave, ndërsa raportohet se ka pasur edhe një të plagosur si pasojë e breshërisë së plumbave.

Policia po mundohet të zbardhë ngjarjen, por pretendohet se viktima kishte qenë objektivi i këtij atentati të mirëfilltë që mendohet se është porositur nga një nga kartelet e zonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco