Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Transmetimi i eventeve sportive në Shqipëri, FSHF hap garën për shitjen e të drejtave televizive

Transmetimi i eventeve sportive në Shqipëri, FSHF hap garën për shitjen e të drejtave televizive

14:19, 21/07/2023

FSHF-ja ka hapur garën për të shitur të drejtën televizive për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kupën e Shqipërisë. Propozimet do të pranohen deri në datën 26 korrik.

Federata Shqiptare e Futbollit në bazë të procedurave dhe si pronare e të drejtës së transmetimit të veprimtarive sportive të organizuara prej saj, në bazë të nenit 35 të Ligjit 79/2017 kërkon të shesë të drejtën televizive për garat futbollistike, për territoret e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës se Kosovës për një periudhë 3-vjeçare.

FSHF ka çelur zyrtarisht garën për të drejtën televizive të kampionatit kategoria “Abissnet Superiore” si edhe fazës “Final 4”, Kategoria e Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë, teksa bëjmë me dije se ftesat për ofertë me specifikimet teknike dhe dokumentacionin e nevojshëm, u janë dërguar njëkohësisht subjekteve që operojnë në këtë fushë.

Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin ofertën ose ofertat e tyre ekonomike shoqëruar me dokumentet e specifikuara në Aneksin Nr.1 brenda datës 26.07.2023 ora 15.00 pranë selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit në Tiranë.

Ofertat e paraqitura duhet të përfshijnë kuotimin bazuar vetëm për të drejtën e transmetimit, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe dokumentet shoqëruese, duhet të jenë në formë origjinale ose kopje të noterizuara.

Prodhimi dhe ofrimi i sinjalit ne formatin Full HD do të sigurohet nga FSHF dhe do t’i jepet transmetuesit fitues gati për transmetim. Mungesa e dokumenteve të kërkuara apo paraqitja e tyre pas afatit, përbën shkak për skualifikimin nga gara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco