Inter nuk e ka gjetur ende zëvendësuesin e Onanas, ja katër emra në tavolinën e zikaltërve

Inter nuk e ka gjetur ende zëvendësuesin e Onanas, ja katër emra në tavolinën e zikaltërve

10:46, 21/07/2023

Mundësia që Interi ta gjejë veten pa portier titullar në ruin japonez sa vjen e bëhet më konkrete. Duke pasur parasysj se situata e Sommer nuk është zgjidhur, miqësoret kundër Al Nassr dhe PSG mund të shohin portierin e tretë, Di Gennaro si portierin startues.

Strategjia e Interit është e qartë, zgjedhja e parë ësthë Sommer, me të cilin tashmë ka një marrëveshje në parim. Problemi është Bayern Munich ende nuk i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes duke qenë se kushtet e Neuer nuk u japin siguri bavarezëve dhe marrëveshja me Valencian për Mamardashvill është zbehur.

Shifra që Marotta dhe Ausilio kanë në mendje është 4 milionë euro për pagën e portierit të ardhshëm dhe nuk duan të devijojnë shumë nga kjo. Inter gjithashtu është duke shfaqur interes për De Gea, i liruar nga Manchester United dhe ende pa ekip. Problemi qëndron se portieri spanjoll mund të preferojë të rikthehet në Spanjë. Trubin i Shakhtar është gjithashtu një emër konkret, por pak i kushtueshëm.

Buxheti me kosto të ulët të çon edhe te francezi Hugo Lloris. Ende nuk është qartësuar kjo situatë në shtëpinë e Interit, por Inzaghi ka kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë për çështjen e portierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco