Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Eliminim dramatik, Egnatia ‘dënohet’ nga penalltitë

Eliminim dramatik, Egnatia ‘dënohet’ nga penalltitë

23:02, 20/07/2023

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Ligës së Konferencës në mënyrën më dramatike të mundshme, pasi është eliminuar nga gjuajtjet e penalltive.

Skuadra rrogozhinase, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, kishte shanse reale që të vazhdonte më tej në turne, sidomos pasi gjeti e para avantazhin.

Por miqtë iu përgjigjën flakë për flakë çdo goli të vendasve, duke bërë që 90 minutat të mbylleshin me shifrat 2-2.

Rrjetat vazhduan të tundeshin edhe në kohët shtesë të sfidës, me rrogozhinasit që shënuan të parët e më pas u përmbysën brenda pak minutash nga Ararat.

Duamena në minutën e fundit shtesë i dha barazimin 4-4 skuadrës së Tetovës, për të bërë që dueli të shkonte te gjuajtjet e penalltive.

Aty, gabimet e Zejnullait dhe Kacbufit dënuan ekipin rrogozhinas, i cili doli kësisoj nga Europa duke mos arritur të kalonte në turin tjetër, edhe pse i shkoi shumë pranë që në edicionin e debutimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco