Eliminimi i Strugës nga Championsi, trajneri Duro: Ja për çfarë më vjen më shumë keq

Eliminimi i Strugës nga Championsi, trajneri Duro: Ja për çfarë më vjen më shumë keq

20:16, 18/07/2023

Struga u eliminua nga Championsi teksa tani do të luajë në turin e dytë në Ligën e Konferencës.

Pas ndeshjes, trajneri i Strugës, Shpëtim Duro ka dhënë një intervistë për “SuperSport”. Ai e konsideroi fantastik debutimin në Champions, por i vjen keq për barazimin e shpejtë të Zalgirisit, që nuk i dha kohë për të bërë ndryshimet e duhura për të ruajtur epërsinë.

“Ishim pranë një kualifikimi historik, ishte mundësia, por në momentet me vendimtare skuadra humbi përqendrimin, sidomos në pësimin e golit të barazimit.

Barazimi na prishi gjithçka, po përgatitesha për ndërrimet. Edhe mund të barazonim. Më vjen keq, sepse bëmë një ndeshje të mirë, kaluam në avantazh në një moment pozitiv, por u barazuam shpejt dhe nuk na u la kohë për të menaxhuar epërsinë”.

Diferenca me Zalgirisin: “Pavarësisht eliminimit, treguam nivel, kundërshtari ynë është në kampionat e sipër, kurse për ne ishte ndeshja e dytë zyrtare. Skuadra ka bërë debutim fantastik, sigurisht që kualifikimi do të ishte super fantastik”.

Ndeshja e radhës, përballë Buducnostit: “Është kampion i Malit të Zi, kundërshtar shumë serioz, por ne do të vazhdojmë për më të mirë. Ky ishte fati ynë. I inkurajova çunat pas ndeshjes, ishte debutim historik dhe duhet të shohim para”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco