Cikalleshi e nis sezonin me gol në Turqi, shënon në ndeshjen e parë pas rikthimit

Cikalleshi e nis sezonin me gol në Turqi, shënon në ndeshjen e parë pas rikthimit

19:59, 18/07/2023

Sokol Cikalleshi është kthyer përsëri në Turqi, për të vazhduar karrierën me klubin e Superligës, Koniaspor.

Pasi mbaroi huazimin në Arabinë Saudite, ai është bërë përsëri pjesë e klubit turk me të cilin pritet që të ketë një rol qendror dhe në këtë edicion.

Cikalleshi mbetet sulmuesi kryesor i kësaj skuadre dhe kjo u pa edhe në miqësoren e parë që Koniaspor luajti ndaj Alaniaspor sot, teksa ai u rreshtua në vijën e parë.

Ndeshje në të cilën sulmuesi i kombëtares shqiptare la menjëherë shenjë duke shënuar gol.

Futbollisti shqiptar i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 66 të sfidës me anë të një penalltie, duke u treguar i qetë para portës.

Një sinjal i mirë për futbollistin shqiptar i cili duket se ka lënë pas atë gabim nga pika e bardhë në ndeshjen e fundit me kombëtaren shqiptare.

Më pas ishte skuadra e Alaniaspor që tundi tre herë rrjetën, duke fituar këtë miqësore me shifrat 3-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco