Zyrtare/ Kim transferohet te Bayern Munchen

Zyrtare/ Kim transferohet te Bayern Munchen

18:31, 18/07/2023

Min-Jae Kim është zyrtarisht lojtari më i ri i Bayernit të Mynihut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman përmes një video në rrjetet sociale.

Ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028, teksa bavarezët shpenzuan 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e koreanit.

26-vjeçari vjen pas një përvoje te Napoli, ku për një sezon ishte shtylla e skuadrës.

Transferimi i futbollistit ishte dëshirë e trajnerit Thomas Tuchel, i cili tani ka “blinduar” prapavijën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco