Tifozët e Fenerbahces të inatosur me transferimin e Tadic, nuk i kanë harruar ofendimet e tij gjatë Ramazanit

Tifozët e Fenerbahces të inatosur me transferimin e Tadic, nuk i kanë harruar ofendimet e tij gjatë Ramazanit

11:16, 18/07/2023

Dy ditë më parë u zyrtarizua transferimi i Dushan Tadic te Fenerbahce nga Ajaxi, por jo të gjithë tifozët e klubit turk ishin të kënaqur me transferimin e lojtarit serb në radhët e tyre.

 

Shkak për këtë është bërë një ngjarje e prillit të këtij viti, kur lojtari i kombëtares serbe fyeu në mënyrë të shëmtuar Orkun Kokçu dhe të gjithë myslimanët.

Luhej minuta e 62-të e ndeshjes së parë mes Ajax-it dhe Feyenoord-it kur pas një dueli ka pasur një konflikt të vogël mes serbit dhe turkut.

 

Tadic po bënte gjeste me duar se po hante ushqim, gjë që ishte një provokim i qartë për Kokçu, i cili e kishte prishur agjërimin atë mbrëmje dhe kështu e prishi agjërimin e Ramazanit atë ditë.

 

Tadic me këtë veprim ka inatosur një numër të madh të fansave turq të cilët e dënuan në komente në rrjetet sociale dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre e sulmuan në rrjetet sociale edhe pas mbërritjes së tij në Stamboll.

 

Për më tepër, arsyeja pse turqit nuk e mirëpresin te Fenerbahce është fakti se Tadic ishte i vetmi futbollist që nuk pranoi të mbante shiritin e kapitenit kushtuar viktimave të tërmeteve në Turqi dhe Siri.

 

Në shenjë të kësaj, kryesia e ligës holandeze vendosi që të gjithë kapitenët e ekipeve të mbajnë shiritat e kapitenit me mesazhin "Lutuni për Turqinë dhe Sirinë" pranë një zemre të vizatuar me flamujt e këtyre dy vendeve.

 

Nga 18 kapitenë, 17 dolën me të tillë shirita dhe i vetmi që nuk e respektoi këtë ishte Dushan Tadic.

 

Para Ajax-it, serbi ka luajtur për Southampton, Twente dhe Groningen, ku ka ardhur nga vendlindja e tij Vojvodina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco