Ndeshja e kontrollit i sjell telashe Partizanit, goditja e verës rrezikon BATE-n

Ndeshja e kontrollit i sjell telashe Partizanit, goditja e verës rrezikon BATE-n

09:00, 16/07/2023

Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së martës ndaj BATE Borisovit në Hungari, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifikues të Champions League.

Para nisjes për në Hungari, të kuqtë kanë zgjedhur Kamzën si vendin për të zhvilluar këto seanca stërvitore, në mënyrë që të ambientohen me barin natyral, nga i cili përbëhet edhe fusha e stadiumit të Mezokozvezd, ku do të luhet sfida.

Stërvitja nisi me një seancë të gjatë ngrohjeje dhe streçing, për të vijuar më pas me taktikat e zgjedhura nga trajneri Zoran Zekiç, i cili gjatë gjithë këtyre ditëve e ka studiuar kundërshtarin dhe po kërkon që të mos i lërë asgjë rastësisë në ndeshjen e dytë. Në fund të seancës trajneri zhvilloi edhe një ndeshje kontrolli, ku e ndau skuadrën në dy pjesë dhe kërkoi ritëm maksimal. Në çastet e fundit të saj ka ndodhur edhe një moment që askush nuk e dëshironte, sidomos para kësaj ndeshjeje vendimtare.

 

Eros Grezda ka mbetur i dëmtuar pas një dueli me Kristian Mbanë. Burime pranë ekipit bëjnë me dije se sulmuesi ka pësuar një goditje në kavilje, që në pamje të parë nuk duket serioze. Gjithsesi, ndeshja me BATE-n është vetëm dy ditë larg dhe kjo e vë në rrezik të madh praninë e gjakovarit në sfidën e kthimit. Ditën e sotme pritet të saktësohet shkalla e dëmtimit të anësorit, që do të ishte humbje e madhe në rast se nuk ia del për sfidën në Hungari. I vetmi drejtues i pranishëm në stërvitjen e djeshme ishte shefi i akademisë, Genc Tomori, i cili e ndoqi stërvitjen deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco