Legjenda braziliane Romario shtrohet në spital

Legjenda braziliane Romario shtrohet në spital

17:32, 15/07/2023

Legjenda e futbollit brazilian, Romario u shtrua në spital të enjten për një infeksioni në zorrë. Tani në gjendje të qëndrueshme, sipas zyrës së tij të shtypit, shqetësimet shëndetësore janë shumëfishuar vitet e fundit për 57-vjeçarin brazilian. Në vitin 2021, fshikëza e tëmthit i ishte hequr pas një operacioni urgjent.

 

Sipas Sport, ish-sulmuesi i Barcelonës u shtrua në spitalin Barra d'Or në Rio de Janeiro të enjten në mbrëmje pasi u ankua për dhimbje, përpara se të diagnostikohej me një infeksion në zorrë. Sipas personave të afërt të legjendës braziliane, ende nuk ka një datë specifike për daljen nga spitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco