S’di të luajë me këmbë, Luis Enrique ‘ngel në klasë’ Donnarumman

S’di të luajë me këmbë, Luis Enrique ‘ngel në klasë’ Donnarumman

10:52, 13/07/2023

Që kur debutoi në stol si trajner profesionist, Luis Enrique ka pasur gjithmonë si parim që portieri duhet të jetë lojtari i parë nga i cili nis ndërtimi i lojës.

Spanjolli është mbështetur gjithmonë te portierët me këmbë të mira, të cilëve nuk u dridhet qerpiku kur bëhet fjalë për të rrezikuar me pasime.

Te PSG, Donnarumma nuk është i tillë, kështu që asturiani, siç raportohet nga “L’Équipe”, mund të kërkojë një portier për të konkurruar me italianin.

Donnarumma, titullar i padiskutueshëm sezonin e kaluar me Galtier në stol, e detyroi Keylor Navasin të largohej në huazim në Angli. Mirëpo ai tregoi se nuk ka marrëdhënie të mirë me topin kur nuk mund ta marrë në duar.

Performanca e Donnarummas në Paris deri tani nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe cilësitë e tij në lojën me këmbë, thelbësore për Luis Enriquen, ngre shumë dyshime.

Asturani, sipas “L’Équipe”, është gati të marrë një portier për të ngritur edhe një herë debatin e titullarit, që ekzistonte dy sezone më parë mes italianit dhe Keylor Navasit.

Ndër profilet që ka monitoruar skuadra pariziene janë Lloris, Kepa dhe De Gea, ndonëse ky i fundit ka pak mundësi t’i bashkohet PSG-së, pavarësisht se është larguar nga Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco