Interi përshëndet edhe Handanovic, portieri largohet nga zikaltërit pas 11 sezonesh

Interi përshëndet edhe Handanovic, portieri largohet nga zikaltërit pas 11 sezonesh

17:45, 12/07/2023

Pas 11 sezonesh Samir Handanovic largohet nga Inter. Një referencë absolute, një lider në dhomat e zhveshjes, një kapiten i guximshëm. Samir Handanovic ishte e gjitha kjo, në 11 sezonet në të cilat ai mbrojti portën e zikaltwrve. Nënshkrimi i tij me Interin daton në 9 korrik 2012, duke demonstruar që në fillim aftësi të jashtëzakonshme teknike të kombinuara me një karizëm të madh që e bëri atë një nga portierët më të mirë në historinë e Interit.

Dëshmi për këtë janë 455 paraqitjet në të cilën e mbajti portën 166 herë të pastër. Falë këtyre shifrave të jashtëzakonshme, Samir ka arritur Ivan Ramiro Cordoba (455) në vendin e 10-të në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje për Interin në të gjitha kompeticionet, duke hyrë kështu në top dhjetëshen e renditjes së paraqitjeve të të gjitha kohërave të historisë së zikaltër.

Po aq prestigjioz është edhe rekordi i penalltive të pritura në kampionat: janë 32 gjithsej. Askush si ai në historinë e Serisë A. Një karrierë e jashtëzakonshme në të cilën te zikaltërit, përveç Scudetto-s, mund të mburret me 2 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa të Italisë.

Përshëndetje, falënderime dhe dashuri të sinqertë nga të gjithë tifozët dhe e gjithë familja zikaltër shkojnë për Handanovic.

Faleminderit Samir!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco