Chelsea me ultimatum ndaj Interit dhe Lukakut  ​

Chelsea me ultimatum ndaj Interit dhe Lukakut ​

14:33, 12/07/2023

Chelsea i ka thënë Romelu Lukakut që të mos mbërrijë në stërvitjet parasezonale, ndërkohë që negociatat me Interin janë duke vazhduar, por sipas raportimeve në Itali, Zikaltrit kanë pesë ditë kohë për të finalizuar marrëveshjen.

Belgu po shtyn të kthehet në "San Siro" dhe nuk do të rifillojë stërvitjet me Chelsean sot, e mërkurë.

Të gjitha gazetat sportive italiane konfirmojnë se Lukaku nuk do të paraqitet në Cobham deri të hënën kur ‘Blutë’ do të nisen për turneun parasezonal në SHBA.

‘Il Corriere dello Sport’ dhe ‘Tuttosport’ shtojnë se Chelsea i ka dhënë pesë ditë kohë Interit për të finalizuar marrëveshjen, përcjellë lajmi.net.

Kjo do të thotë se Lukaku mund t’i bashkohet Chelseat për turneun parasezonal në SHBA javën e ardhshme ose të qëndrojë në Cobham për t’u stërvitur.

Sulmuesi belg u kthye te Interi në formë huazimi verën e kaluar dhe shënoi 14 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco