Tottenham refuzon edhe ofertë e dytë të Bayernit për Kane, një kontratë ‘faraonike’ mund të sjellë kthesën

Tottenham refuzon edhe ofertë e dytë të Bayernit për Kane, një kontratë ‘faraonike’ mund të sjellë kthesën

16:49, 11/07/2023

Pasi u konfirmua se Bayern Munich kishte dërguar një ofertë të dytë zyrtare për Harry Kane, një nga sulmuesit më të mirë të ditëve të sotme, Tottenham e refuzoi sërish.

Në dy javët e fundit janë refuzuar dy oferta për yllin e Anglisë dhe futbollit botëror. Një javë më parë Bayern dërgoi 70 milionë euro për një lojtar që i skadon kontrata verën e ardhshme dhe dje në adresën e Tottenham mbërriti një ofertë prej 80 milionë euro plus bonuse.

Por, si herën e parë, pronari i “hekurt” Daniel Levy e refuzoi ofertën e Bayernit. Përflitet se Levy do të shesë lojtarin më të mirë në historinë e klubit për rreth 110-120 milionë euro. Megjithatë, kjo mund të jetë shumë për Bayernin pasi Kane i skadon kontrata verën e ardhshme dhe mund të bashkohet me bavarezët falas.

Pak ditë më parë, Sky Sports raportoi se vetë futbollisti dëshiron të kalojë te Bayerni për të luftuar për trofe dhe se ka një marrëveshje me bavarezët për pagën. Mirëpo, te Tottenhami planifikojnë ta “çimentojnë” në klub me kontratë të re.

Image

 

Edicioni i sotëm i Telegrafit raporton ekskluzivisht se Kane i është ofruar një marrëveshje rekord te Tottenham, të cilat nuk janë parë kurrë më parë.

Tottenham po i ofron Kane 470,000 euro në javë, të cilat nuk janë parë kurrë në historinë e klubit dhe që merren vetëm nga Kevin de Bruyne te Manchester City.

 

Kjo lloj rroge mund ta bëjë golashënuesin më të mirë në histori të Anglisë dhe Tottenhamit të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në klub për një afat të gjatë. Por nëse do trofe, edhe një pagë e tillë nuk duhet ta ndajë nga dëshira për t'iu bashkuar Bayernit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco