Shqipëri-Poloni/ FSHF publikon çmimet e biletave

Shqipëri-Poloni/ FSHF publikon çmimet e biletave

15:27, 10/07/2023

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar së fundmi çmimet e biletave për ndeshjen e Kombëtares kuqezi kundër Polonisë, datë 10 shtator ora 20:45 në “Air Albania”.

Ndryshe nga ndeshja me Moldavinë, çmimet e biletave janë rritur.

Image

Një vend në tribunat pas porte do të kushtojë 2000 lekë (të reja), ndërsa ato këndore 2500 lekë (të reja).

Në tribunën E (karshi), sektorët 102, 108, 203 dhe 209 do të kushtojnë 4000 lekë (të reja), ndërsa sektorët 103, 104, 105, 106, 107, 204, 205, 206, 207 dhe 208 të së njëjtës tribunë do të kushtojnë plot 6000 lekë (të reja).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco