Në Spanjë zbulojnë prapaskenat/ Neymar i vetëofrohet Barcelonës

Në Spanjë zbulojnë prapaskenat/ Neymar i vetëofrohet Barcelonës

14:45, 10/07/2023

Neymar nuk po kalon momentet më të mira në PSG dhe në fakt që nga fillimi i transferimit e deri më sot, nuk janë përmbushur pritshmëritë duke qenë se parisienët synonin shpesh Championsin, por pa arritur që të afrohen me trofeun.

Shpesh herë, emri i brazilianit është lidhur me një largim të mundshëm dhe së fundmi ka qenë spanjollja “Mundo Deportivo” që raporton se Neymar i është vetëofruar Barcelonës.

Më saktë, menaxherët e tij e kanë propozuar emrin e Neymarit te klubi katalanas, por refuzimi ka qenë i menjëhershëm duke mos i lënë asnjë mundësi për negociatë.

Largimi i Neymarit dhe gjyqet që pasuan më vonë, kanë lënë shenjë te Barcelona dhe e shohin të pamundur që ta kenë sërish në skuadër brazilianin.

Për më tepër, paga e tij dhe kartoni kushtojnë shumë e aktualisht, katalanasit nuk mund të sakrifikojnë asgjë për të marrë brazilianin.

Kështu, Neymar mbetet te PSG-ja, ndërkohë që afrimi i Luiz Enrikes në krye të stolit mund të jetë fatsjellës për të duke qenë se e njeh mirë që në kohën kur të dy ishin te Barcelona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco