Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vinicius ka një menaxher të ri, tani e tutje sulmuesi brazilian përfaqësohet nga agjencia e reperit legjendar

Vinicius ka një menaxher të ri, tani e tutje sulmuesi brazilian përfaqësohet nga agjencia e reperit legjendar

14:01, 09/07/2023

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka një menaxher të ri që do ta përfaqësojë dhe do të kujdeset për karrierën e tij futbollistike.

Reperi dhe producenti legjendar Jay-Z dita ditës po zgjeron perandorinë e tij të biznesit dhe tani është kujdesur për karrierën e disa yjeve brazilianë, përfshirë Vinicius, Gabriel Martinelli dhe Endrick.

 

Jay-Z më parë ishte pronar i agjencisë së menaxhimit Roc Nation Sports, ndërsa tani bleu edhe agjencinë TFM, e cila deri më tani përfaqësonte Vinicius.

 

Kështu është formuar agjencia Roc Nation Sports Brazil, selia e së cilës do të jetë në Sao Paulo dhe shef i atij departamenti do të jetë pronari i mëparshëm i TFM, Frederico Pena.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco