Bota e futbollit në zi, ndërron jetë legjenda e Interit dhe fituesi i ‘Topit të Artë’

Bota e futbollit në zi, ndërron jetë legjenda e Interit dhe fituesi i ‘Topit të Artë’

10:53, 09/07/2023

Bota e futbollit është në zi. Luis Suarez, legjenda e Interit të viteve '60, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele. I lindur në La Coruna në vitin 1935, sulmuesi spanjoll vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare pas një sëmundjeje. Ai njihej me nofkën "Luisito" dhe  kishte fituar Topin e Artë në vitin 1960 pas një sezoni fantastik me fanellën e Barcelonës (176 ndeshje, 80 gola). Ai më pas iu bashkua klubit të Interit me kërkesë të shprehur të trajnerit argjentinas Helenio Herrera.

Image

I ardhur nga Barcelona për 300 milionë lira të vjetra italiane, Suarez luajti 333 ndeshje për Interin, duke shënuar 55 gola dhe duke fituar tre Scudetto, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontinentale. Ai luajti për zikaltërit deri në vitin 1970 kur u transferua te Sampdoria për tre sezonet e fundit të karrierës së tij. Si lojtar, Suarez mori pjesë në dy Kupa Botërore dhe fitoi Euro 1964 me Spanjën. Më pas, Luis Suarez drejtoi ekipin spanjoll si trajner nga viti 1988 deri në 1991.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco