Zyrtare/ U largua nga Napoli pas triumfit në Serinë A, Juventusi prezanton drejtorin e ri sportiv

Zyrtare/ U largua nga Napoli pas triumfit në Serinë A, Juventusi prezanton drejtorin e ri sportiv

15:17, 07/07/2023

Tani më në fund është zyrtare: Cristiano Giuntoli është drejtori i ri sportiv i Juventusit. 

Këtë e bën të ditur vetë klubi torinez me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku i uron mirëseardhjen 51 vjeçarit.

“Cristiano Giuntoli është 51 vjeç dhe i lindur më 12 shkurt 1972 në Firence. Ai e nisi me Carpin dhe më pas mbërriti në Napoli në 2015 me të cilin fiton kampionatin 2022/2023. Tani Giuntoli është me ne.

Fat të mbarë Cristiano dhe mirë se erdhe te Juventus”.

Në fjalët e para si drejtor i Juventus, Giuntoli tregoi gnjë anekdotë që lidhet me fëmijërinë e tij si tifoz i  bardhezinjëve: " Ndjesitë e para si menaxher i Juventusit? Ato ishin të pabesueshme, pothuajse të papërshkrueshme. Për një fëmijë si unë i cili u largua nga Prato me autobus dhe bëri një udhëtim 8-orësh për të parë Juventusin është një burim kënaqësie dhe emocion vërtet i pabesueshëm”.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco