Partizani publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për në Champions, mungon goditja e verës dhe dy titullarët kampionë

Partizani publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për në Champions, mungon goditja e verës dhe dy titullarët kampionë

15:02, 07/07/2023

Partizani do të luajë të martën ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve kundër BATE Borisov, teksa për këtë ndeshje të kuqtë kanë dorëzuar në UEFA edhe listën e lojtarëve të cilët do të jenë pjesë e skuadrës.

Në listën me 22 lojtarë që vetë UEFA ka publikuar në sajtin zyrtar, bie në sy mungesa e portierit Bekim Rexhepi i cili sezonin e fundit ishte titullar me të kuqtë, duke fituar edhe titullin kampion. Një tjetër mungesë e ditur, ishte edhe ajo e Masanga Matondos i cili nuk është rikthyer ende në skuadër.

Surprizë mund të konsiderohet mungesa e Gjelbrim Taipit. Ish-kapiteni i Kukësit firmosi ditën e djeshme me të kuqtë, duke u zyrtarizuar megjithatë mungon në listë. Nuk dihet ende nëse është vendim i Partizanit për të lënë jashtë Taipin apo është vonesë në federimin e tij dhe që mund të dorëzohet në një moment të dytë.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco