Real Madridi prezanton talentin më të madh që ka pasur Turqia në dekadat e fundit

Real Madridi prezanton talentin më të madh që ka pasur Turqia në dekadat e fundit

13:42, 07/07/2023

“Fëmija i mrekullueshëm” turk Arda Guler është lojtar i ri i Real Madridit, lajm që u bë e ditur në faqen zyrtare të gjigantit europian me më shumë trofe.

Guler (18) ka vite që luan futboll të nivelit të lartë për Fenerbahçen dhe për këtë arsye tërhoqi vëmendjen e klubeve ‘big’ në Europë. Ai ishte i pazëvendësueshëm në 11-shen titullare të Fenerbahçes, por edhe në kombëtaren turke, ndaj edhe shkëputja me klubin e famshëm ishte e pashmangshme.

Tre klube ishin në konkurrencë për nënshkrimin me mesfushorin sulmues të Fenerbahçes. Bëhet fjalë për Milanin, Barcelonën, por edhe Real Madridin, të cilët arritën ta sjellin në fund. Madridi aktivizoi klauzolën e blerjes prej 17.5 milionë euro, që ishte në kontratën e Ardës me Fenerbahçen.

Image

Transferimi është rënë dakord dy ditë më parë dhe talenti turk ka mbërritur mbrëmë në Madrid. Mëngjesin e sotëm kishte ardhur koha për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës, e cila në fund u përfundua dhe Guler u bë lojtar i ri i Real Madridit.

Guler do të veshë fanellën me numrin “24” te Real. Meqë ra fjala, ky është talenti më i madh i futbollit turk në dekadat e fundit, nga i cili pritet shumë në të ardhmen me Real Madridin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco