Në Kamerun, Kylian Mbappe viziton tokën atërore

Në Kamerun, Kylian Mbappe viziton tokën atërore

12:56, 07/07/2023

Kylian Mbappe mbërriti të enjten më 6 korrik në Kamerun , vendi i origjinës së babait të tij, Ëilfrid Mbappe. Sapo doli nga avioni privat që e çoi nga Shtetet e Bashkuara në Yaoundé, kapiteni i ekipit francez të futbollit u përshëndet nga një publik i entuziazmuar. Stafi i aeroportit, burra, gra, grupe vallëzimi, anëtarë të familjes… brohoritën me zë të lartë emrin e tij, teksa të gjithë duan ta prekin ose të bëjnë një selfie me të.

I buzëqeshur, 24-vjeçari iu afrua, i përshëndeti. Policia dhe truprojat e tij luftuan për ta nxjerrë nga turma.

Për ta pritur në aeroport, kishin dalë edhe gjyshërit e tij, të cilët u panë shumë të gëzuar për ardhjen e nipit të tyre në Kamerun.

 

 

Mbappe, më pas shkoi në një shkollë që merret me fëmijët që kanë probleme me dëgjimin dhe e cila ka marrë fonde nga fondacioni i sulmuesit të Paris-Saint-Germain (PSG). Kampioni i botës 2018 bëri një lojë futbolli me fëmijët që ishin dukshëm të kënaqur me vizitën e tij.

 

 

 

Larg trazirave pariziane për të ardhmen e tij, Kylian Mbappe do të kalojë tre ditë në tokën e Kamerunit, duke qëndruar në Village Noah, kompleksi hotelier i ish-tenistit Yannick Noah. Ditën e premte, programi i tij përfshin një takim me kryeministrin. Të shtunën, ai do të shkojë në Douala për të vizituar një shkollë tjetër të financuar nga fondacioni i tij, përpara se të shkojë në ishullin Djebale, nga është babai i tij. “Një frutë që bie, do të mbijë gjithmonë përmes rrënjëve”, u shpjegoi gazetarëve Philippe Mbappe, gjyshi i tij.

 

 

Për shumë kamerunas, ardhja e sportistit është një "njohje për vendin e të parëve të tij" . “Edhe pse luan për Francën, ai ka gjak kamerunian në trupin e tij. Ardhja në tokën e të parëve është gjithmonë një bekim. Ai erdhi për të marrë bekimin e të parëve të tij, bekimin e vendit të tij,” shpjegon Roger Sylvain Tagne, marangoz në Douala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco