PSG, gafa e parë e Asensios: poston një foto me Mbappe... në Bernabeu

PSG, gafa e parë e Asensios: poston një foto me Mbappe... në Bernabeu

11:21, 07/07/2023

Marco Asensio është që nga dje zyrtarisht lojtar i ri i Paris Saint-Germain. Mesfushori spanjoll zbarkoi në Paris për të qenë pjesë e projektit të ri të drejtuar nga Luis Enrique, pa Sergio Ramos dhe Lionel Messin dhe me situatën e Kylian Mbappes ende për t'u përcaktuar. Një histori që në Paris shpresojnë ta zgjidhin së shpejti por që mund të hap një kapitull të ri falë të porsaardhurit.

Gafë? Asensio, ndoshta pa e ditur, ka publikuar një ilustrim në profilin e tij në Instagram, në të cilin portretizohet së bashku me Mbappe: të dy kanë veshur fanellën e PSG-së, por në Bernabeu. Një postim që habiti të gjithë në Francë dhe që mund të jetë një lloj parandjenjë për të ardhmen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco