Milani prezanton 'Messin Meksikan', e sotmja është një ditë kyçe për sezonin e ri

Milani prezanton 'Messin Meksikan', e sotmja është një ditë kyçe për sezonin e ri

10:14, 07/07/2023

Pasi Milan shiti Sandro Tonalin te Newcastle për më shumë se 70 milionë euro, vendosi të sjellë disa përforcime në San Siro, ndaj mbrëmë i dhanë fund dy punëve të rëndësishme.

Ata prezantuan zyrtarisht Luka Romeron, një emër mjaft interesant që ka të drejtë të luajë për tre kombëtare. I lindur në Meksikë, 18-vjeçari Romero është quajtur “Messi Meksikan”.

Ai e mori atë pseudonim kur tre vjet më parë, si 15-vjeçar, theu rekordin e La Ligës spanjolle dhe bëri debutimin në futbollin elitar. Ai luajti me fanellën e Mallorcas dhe më pas për dy vitet e ardhshme veshi fanellën e Lacios.

 

 

Nuk pati ndonjë shans të madh në Romë, por te Milani vlerësuan se mund të ishte një përforcim i madh për të ardhmen dhe mbrëmë e prezantuan si përforcimin e dytë të sezonit pas Ruben Loftus-Cheek. Romero ka marrë numrin 18 në fanellë dhe përveç asaj meksikane ka edhe pasaportë spanjolle por edhe argjentinase. Ai sapo ka luajtur për kombëtaren e Argjentinës.

 

Por kjo nuk është e gjitha. Meqë Romero mbërriti falas në Milano, duhet të shpenzohen disa euro, ndaj një marrëveshje me Chelsean për të sjellë një lojtar të tyre, është në prag.

Bëhet fjalë për yllin e Chelseat, Christian Pulisic, i cili pritet të bjerë dakord për kushtet përfundimtare të bashkëpunimit. Milani do të derdhë në arkat e bluve plot 22 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco