Manchester United rrit ofertën për Onana, Interi 'reziston' ende!

Manchester United rrit ofertën për Onana, Interi 'reziston' ende!

21:49, 06/07/2023

 

Sipas La Gazzetta dello Sport, Manchester United ka bërë një ofertë të përmirësuar me vlerë 50 milionë euro për portierin e Interit, André Onana. Djajtë e Kuq thuhet se kanë bërë një ofertë të përmirësuar për të nënshkruar me 27-vjeçarin, i cili iu bashkua Interit në një transferim të lirë nga Ajax verën e kaluar.

Sipas raportit të fundit të Gazzetta dello Sport, oferta e re e United është me vlerë 50 milionë euro, duke përfshirë bonuset, por kjo ende nuk është e mjaftueshme për Nerazzurrët. Trajneri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, e ka vendosur kamerunin në krye të listës së blerjeve, por Interi nuk dëshiron ta shesë për më pak se 60 milionë euro.

Manchester United thuhet se kishte bërë një ofertë të parë zyrtare prej 40-45 milionë euro në fillim të kësaj jave. Sipas raportit, United eshte i vendosur për të nënshkruar me ish-portierin e Ajax-it, i cili tashmë ka luajtur nën Ten Hag në Amsterdam, kështu që ata mund të arrijnë përfundimisht çmimin e kërkuar të Interit.

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, tha të mërkurën në mbrëmje se Nerazzurrët prisnin një ofertë më të lartë për Onanën, të cilën Nerazzurrët e kanë marrë tani. Nëse e shesin Onanën për tarifën që duan, Interi do t’i investojë paratë në nënshkrimin e përhershëm të Romelu Lukakut nga Chelsea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco