Lajmi i hidhur/ Ndahet nga jeta shefi i klubit shqiptar

Lajmi i hidhur/ Ndahet nga jeta shefi i klubit shqiptar

21:37, 06/07/2023

Shuhet në moshën 65-vjeçare Albert Bana. Kush ka parë futboll dhe mbi të gjitha Kamzën, patjetër që e ka njohur.

Për 12 vite ai ka mbajtur rolin e shefit të klubit të futbollit FC Kamza.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe pas një lufte të gjatë, nuk ia doli të mbijetonte.

Image

Prej më shumë se një dekade, nuk është shkëputur kurrë nga kamzalinjtë dhe atëherë kur ekipi ka kaluar një periudhë të errët.

Jo më kot ka pasur gjithnjë besimin e presidencës së Naim Qarrit.

Kanë arritur edhe suksese dhe nuk mund të harrohen dy titujt kampion, fillimisht atë të Kategorisë së Dytë në sezonin 2006-2007 dhe atë të Kategorisë së Parë në 2016-2017.

Pa harruar sezonet 2011-2012, 2016-2017, 2017-2018 dhe 2018-2019, që kanë milituar në elitë. Karrierës së tij ai i dha fund më 6 mars 2019, kur Komisioni i Disiplinës mori edhe vendimin për përjashtimin e Kamzës nga elita.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco