Zyrtare/ Mason Mount nënshkruan me Man United, ja detajet e kontratës...

Zyrtare/ Mason Mount nënshkruan me Man United, ja detajet e kontratës...

12:30, 05/07/2023

Tani është zyrtare: Mason Mount është lojtari më i ri i Manchester United.

Negociatat ishin të gjata, por pas disa përpjekjeve. më në fund, Chelsea dhe United rënë dakord për kushtet e transferimit të Mason Mount rreth 75 milion € (70+5 bonus) sipas shtypit anglez. 24-vjeçari i bashkohet zyrtarisht klubit nga “Old Trafford”, pasi ka luajtur për blutë që kur ishte i ri. Një kapitull shumë i madh po mbyllet për mesfushorin sulmues.

“Mason Mount sot i dha fund aventurës së tij 18-vjeçare me Chelsean. Ai largohet përfundimisht nga klubi” , thotë fillimisht klubi londinez në deklaratën e tij për shtyp përpara se të falënderojë ngrohtësisht personin në fjalë. Manchester United arrin të bëjë një goditje të dyfishtë me këtë transfertë shumë të rëndësishme. Jo vetëm që klubi i Erik ten Hag po forcohet, por gjithashtu po dobëson një konkurrent të drejtpërdrejtë në Premier League .

Sigurisht nuk mund të mungonte edhe një postim nga ana e klubit nga Manchester, i cili i uroi mirëseardhjen lojtarit 24 vjeçar.

 

 

United do t’i paguajë Chelseat plot 65 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në “Old Trafford” me një opsion rinovimi për një vit tjetër.

Ai do të fitojë 250,000 paund javë te United, potencialisht duke u rritur në 300,000 paund në javë në varësi të paraqitjeve.

Është një rritje gjigante e pagës për futbollistin anglez, i cili fitonte 80,000 paund në javë te Chelsea.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco