U përfshi në një aksident të rëndë, ndërron jetë pronari i klubit mitik anglez

U përfshi në një aksident të rëndë, ndërron jetë pronari i klubit mitik anglez

10:27, 05/07/2023

Pronari i klubit legjendar anglez, Millwall, John Berylson vdiq në një aksident të rëndë me makinë, konfirmoi ekipi i Championship.

Klubi ka lëshuar një deklaratë mbrëmë, ndërsa për momentin nuk dihen detajet e aksidentit.

“Me pikëllim të madh informojmë publikun se John Berylson, pronari i klubit ka ndërruar jetë. Të gjithë në klub i gjenden pranë gruas së tij Amy dhe tre fëmijëve të tij, si dhe pjesës tjetër të familjes së tij. Vdekja e papritur e John-it do të ndikojë tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ai ishte një njeri i madh, tepër i përkushtuar ndaj familjes së tij dhe një person me bujari, ngrohtësi dhe dashamirësi të madhe. Ai kishte një jetë të plotë, plot ngjyra dhe mirësi, gëzim”, thuhet në njoftim.

Image

Biznesmeni dhe milioneri amerikan mbërriti në krye të Millwall-it 17 vjet më parë dhe me familjen e tij themeloi një fondacion që ishte përgjegjës për të ndihmuar fëmijët në arsimim.

Mediat britanike shkruajnë se ai ka investuar më shumë se 100 milionë euro në klub.

Ai e mori drejtimin pasi klubi ra në kategorinë  e tretë dhe me dy sezone të luajtura në atë rang, skuadra nga pjesa lindore e Londrës është pjesëmarrëse standarde në Championship.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco