U aktivizua disa minuta në miqësore, Partizani afron një ukrainas për sulmin

U aktivizua disa minuta në miqësore, Partizani afron një ukrainas për sulmin

12:48, 01/07/2023

Partizani vijon punën në fazën përgatitore për ndeshjet e Europës dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Zekic po merr gradualisht formë. Megjithatë, ka ende 1 apo dy lëvizje për të konsoliduar grupin. Drejtuesit vazhdojnë punën në merkato dhe mendojnë jo vetëm për të tashmen.

E ardhmja, më saktë talentët, janë përsëri një pikë kyçe e stratgjisë së klubit dhe fokusi është ende në zbulimin dhe promovimin e të rinjve. Së fundmi, një prurje e re vjen nga Ukraina. Roman Pomah është që pritet të veshë zyrtarisht fanellën e kuqe.

19-vjeçari luan si anësor i majtë dhe do të jetë në provë në këtë fazë përgatitore. Ai luajti disa minuta edhe në miqësoren me Strugën dhe do të jetë nën vëzhgimin e stafit teknik.  Ideja është që ai të afrohet fillimisht në ekipin U-21 e më pas të bëjë kalimin tek ai A nëse bind me cilësitë e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco