Festë në familjen e trajnerit Sylvinho

Festë në familjen e trajnerit Sylvinho

12:18, 01/07/2023

Suksesi i Kombëtares shqiptare në dy ndeshjet e fundit sigurisht ka sjellë atmosferën pozitive në vend duke bërë që kualifikimi në Euro 2024 të mos jetë thjeshtë një ëndërr. Trajneri Sylvinho ka “gisht” në këtë atmosferë të krijuar teksa ka rikthyer futbollin atraktiv dhe dëshirën për të shënuar e për të dhënë maksimumin në skuadër.

Një moment shumë i mirë për të në karrierë por edhe jeta personale duket se po shkon si duhet. Ditën e djeshme, djali i teknikut, Tiago Aranha, është diplomuar nga Universiteti i tij. Si baba, sigurisht nuk mund të mungonte në këtë ceremoni speciale për të birin e tij dhe së bashku me vajzën e madhe dhe bashkëshorten festuan diplomimin e djalit.

Aktualisht e gjithë familja ndodhet me pushime së bashku por Sylvinho do t’i përfundojë pak më herët pasi do të rikthehet në Tiranë për të nisur punën për përgatitjet e dy sfidave jetike në shtator me Çekinë dhe Poloninë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco