Thuram është i Interit: T'u tregojë të gjithëve se vlen më shumë se mbiemri i tij

Thuram është i Interit: T'u tregojë të gjithëve se vlen më shumë se mbiemri i tij

11:57, 01/07/2023

Marcus Thuram është zyrtarisht një lojtar i ri i Interit. Sulmuesi i lindur në vitin 1997 i bashkohet zikaltërve pas katër sezonesh me Borussia Mönchengladbach. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i uron mirëseardhjen sulmuesit francez.

“Marcus Thuram vrapon shpejt: ka vrapuar gjithmonë shpejt, për të arritur qëllimet e tij dhe për të kapërcyer çdo pengesë. Për t'u treguar të gjithëve se vlen shumë më tepër se mbiemri që mban, pa harruar kurrë mësimet dhe shembullin e babait të tij Lilian, i cili fillimisht, kishte preferuar që ai t'i përkushtohej xhudos ose skermës.

Në asnjë mënyrë: të ngjashme, por kaq të ndryshme, të dyja me Italinë në fat. Marcus ka lindur më 6 gusht 1997 në Parma, gjatë përvojës së babait të tij në Emilia. Futbolli ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së Thuram: ai ëndërronte të luante në sulm, të tunde rrjetën. Synimi për Thuram është gëzimi: i njëjti gëzim që i dhanë Ronaldinho, Henry dhe Leo Messi kur u ndalën për të luajtur me të pas seancave stërvitore të Barcelonës, ku babai i tij Lilian ishte lojtar."

Aventura e futbollit e Marcus fillon te Neuilly-sur-Seine, më pas vazhdon në Athletic Club Boulogne-Billancourt, ku në moshën 13-vjeçare shfaqet për të luajtur nënjë ndeshje me këpucët e babait të tij në finalen e Kupës së Botës 2006. Në hapat e Lilian. Jo ende në moshë për të luajtur në futbollin profesionist, ai mbërrin te Sochaux, më pas në Guingamp në 2017. Me ekipin e Guingamp, ai shënoi 17 gola në dy sezone, përfshirë atë që eliminoi Paris Saint-Germain nga Kupa e Ligës Franceze në 2019.

Marcus vrapon gjithnjë e më shpejt, derisa arrin në Gjermani, te Borussia Mönchengladbach. Në Borussia Park ai shpërthen: Di djalë shumë i shpejtë dhe i fortë fizikisht ndryshon mënyrën e tij të lojës, përmirëson teknikën e tij dhe përmirëson ndjenjën me golin. Thuram është elektrizues, ai është një forcë lëvizëse brenda dhe jashtë fushës: Marcus feston fitoret e Borussia-s në shtëpi duke vendosur fanellën e tij në flamur, të valëvitur para publikut në fund të lojës. Dhe sukseset bëhen të shumta dhe gjithnjë e më të rëndësishme, aq sa pushton edhe kombëtaren franceze, me të cilën del në fushë edhe në finalen e Botërorit Katar 2022.

Historia e tij u ndërthur me atë të Interit për herë të parë në tetor 2020, kur Thuram bëri debutimin e tij në Champions League në San Siro kundër zikaltërve. Shija e parë e San Siros për të, i cili si fëmijë ëndërronte të bëhej Fenomen si Ronaldo, protagonist i mijëra dueleve me të atin Lilian.

Tani ai është rikthyer pas sezonit të tij më të mirë të karrierës së tij, me 13 gola dhe 6 asistime në Bundesligë: Hisyotia e "Tikus" me Inter sapo ka filluar”.

 

Sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me zikaltërit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco