UEFA lejon Barçën të luaj në Champions League

UEFA lejon Barçën të luaj në Champions League

11:01, 01/07/2023

Lajm i mirë për tifozët e Barcelonës. Këtë të premte, UEFA i komunikoi klubit katalanas se mund të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm , në 2023-2024. Ndërsa katalanasit u akuzuan për transferimin e shumave të mëdha parash te ish-arbitri spanjoll, Jose Maria Enriquez Negreira, hetuesit e UEFA-s mbyllën çështjen.

 

Si rrjedhojë duket se ka marrë fund “çështja Negreira”. Mirjam Koller dhe Jean-Samuel Leuba, dy inspektorët e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës të ngarkuar me hetimin, kanë dhënë vendimin e tyre duke autorizuar Barcelonën të marrë pjesë në kompeticionin e ardhshëm europian. Tani, komisioni i apelit ka 10 ditë kohë për të marrë një vendim zyrtar edhe pse katalanasit kanë arsye për të qenë optimistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco