Telenovela për Brozovic dhe sauditët vazhdon, dalin në 'dritë' detaje të reja

Telenovela për Brozovic dhe sauditët vazhdon, dalin në 'dritë' detaje të reja

10:33, 01/07/2023

Transferimi i Marcelo Brozovic te Al-Nassr saudit po kthehet dalëngadalë në një telenovelë të vërtetë spanjolle dhe aktualisht gazetari më i famshëm Fabrizio Romano raporton se gjithçka ka marrë fund.

Shkon, nuk shkon, shkon, nuk shkon dhe shkon sërish... Duket se kjo është mënyra më e mirë për të përshkruar sagën rreth transferimit të Brozovicit në klubin ku luan Cristiano Ronaldo.

Al-Nassr pranoi paraprakisht të blejë kontratën e lojtarit të kombëtares kroate për 23 milionë euro dhe t'i paguajë Brozovicit 100 milionë euro për tre vjet. Por kur dukej se gjithçka kishte marrë fund, diçka ndodhi ditën e djeshme.

Sipas disa informacioneve, sauditët e kanë ulur ofertën financiare, për këtë arsye pronarët e Interit dyshohet se kanë ndërprerë të gjitha negociatat.

Megjithatë, nëse duhet besuar gazetari italian Fabrizio Romano, transferimi është ende aktiv dhe asgjë nuk do të ndryshojë.

"Ne nuk jemi të detyruar të shesim Marcelo Brozovic, por negociatat janë duke vazhduar. Do të përpiqemi të diskutojmë përsëri detajet e marrëveshjes me Al-Nassr," citon Romano të ketë thënë drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta.

Brozovic kaloi tetë vjet te Inter, dhe për zikaltërit ai luajti 261 ndeshje, duke shënuar 25 gola. Ai fitoi Scudetton me skuadrën milaneze dy sezone më parë.

Përveç Interit, Brozz ka luajtur edhe për Dinamo Zagreb, Lokomotivën dhe Hrvatski Dragovoljac. Ai ka veshur fanellën e Kroacisë në 87 ndeshje zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco