Napoli i bën nder Juventusit, zyrtarizon largimin e dëshirës së madhe të bardhezinjve

Napoli i bën nder Juventusit, zyrtarizon largimin e dëshirës së madhe të bardhezinjve

21:40, 30/06/2023

Napoli ka zyrtarizuar më në fund largimin e drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli i cili prej kohësh ishte shprehur se nuk dot ë vazhdonte më të bënte merkaton e të kaltërve. Në një kohë kur Napoli u rikthye te titulli pas 33 vitesh, klubi ka pasur dy ghumbje të mëdha ku pas trajnerit u largua edhe drejtori.

Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar për largimin e Giuntolit pas 8 vitesh si drejtor sportiv, duke e falënderuar për kontributin që ai ka dhënë. Tashmë, Guuntoli do të jetë me shumë gjasa drejtori i ri i Juventusit duke qenë se bardhezinjtë e kërkojnë prej më shumë se 1 muaji.

“Klubi i Napolit falënderon Cristiano Giuntolin për bashkëpunimin 8 vjeçar me presidentin Aurelio De Laurentits dhe Shefin Ekzekutiv, Andrea Ciavelli si edhe me trajnerët që kanë drejtuar skuadrën”, shkruhet në njoftimin e klubit për largimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco