‘Messi e Busquets nuk janë tek Inter Miami për pushime’

‘Messi e Busquets nuk janë tek Inter Miami për pushime’

15:02, 30/06/2023

Inter Miami ka ambicie të mëdha dhe këtë e ka konfirmuar duke marrë në skuadër Lionel Messin dhe Sergio Busquets, por jo vetëm.

Skuadra në pronësi të David Beckham zyrtarizoi në orët e fundit edhe trajnerin, Tata Martino, një teknik me shumë eksperiencë siç nënvizoi dhe Beckham.

Trajneri u prezantua menjëherë para mediave duke ju përgjigjur edhe pyetjeve të rastit, të paevitueshme ato për Messin dhe Busquets dhe dyshimet se dyshja mund ta konsiderojë këtë eksperiencë në futbollin amerikan si një periudhë pushimesh, me Martinon që ju përgjigj: “Ndonjëherë Shtetet e Bashkuara dhe Miami konsiderohen si vende pushimesh, por nuk është kjo ajo që duam.

Ne duam të garojmë dhe të konkurrojmë. Me Leon dhe Sergion kemi folur për të arritur majat dhe për të patur sukses. Ata janë kampionë të Botës, kampionë të Spanjës, nuk janë lojtarë që nuk duan të garojnë, nuk mund ta kenë këtë luks, pasi e kanë në gjak konkurrencën dhe kjo është ajo që do të bëjmë”.

Me pak fjalë tekniku nuk ka dyshime se dy kampionët kanë shkuar në skuadrën e tij në MLS, jo për të shijuar diellin, por për të dhënë me të vërtetë kontributin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco