Shakira dhe Pique paskan organizuar një darkë të madhe para ndarjes së tyre

Shakira dhe Pique paskan organizuar një darkë të madhe para ndarjes së tyre

08:51, 30/06/2023

Më shumë detaje vazhdojnë të dalin për ndarjen e Shakirës dhe Gerard Pique-s, edhe një vit pasi u bë e ditur.

Tani është zbuluar se ata kanë mbajtur një festë të madhe familjare pak para se të shpallnin ndarjen e tyre.

Dhe, nuk shkoi aspak mirë, pasi kishte një frikë shëndetësore për babain e Shakirës, përveç shqetësimit që lidhej me përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Duke folur për “People”, Shakira zbuloi se kjo situatë i shkaktoi asaj një sulm ankthi.

“Ai erdhi në Barcelonë për të më ngushëlluar kur u zhyta në trishtim për ndarjen time dhe ndërsa atje në kungimin e parë të Milanit, ai pësoi një problem serioz”, kujton këngëtarja.

“Gjithçka u bë shumë për mua, në një kohë kur jeta ime në shtëpi po shkatërrohej”.

Në mes të paqartësisë së asaj që kishte ndodhur me të atin, Shakira zbuloi përmes shtypit se ishte tradhtuar nga Gerard Pique.

“Mësova nga shtypi se isha tradhtuar ndërsa babai im ishte në spital”, shpjegoi ajo.

“Mendova se nuk do t’i mbijetoja kësaj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco