Benjamin Mendy deklaroi para gjykatës se ka fjetur me 10,000 gra

Benjamin Mendy deklaroi para gjykatës se ka fjetur me 10,000 gra

09:01, 30/06/2023

Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy, përdhunoi një grua të re dhe më pas i tha asaj “kam bërë seks me 10,000 gra”.

28-vjeçari akuzohet se ka sulmuar gruan 24-vjeçare në atë kohë, në rezidencën e tij prej 5.5 milionë eurosh në Mottram St Andrew, Cheshire, në tetor të vitit 2020.

Ai akuzohet gjithashtu për tentativën e përdhunimit të një gruaje tjetër, 29-vjeçare në atë kohë, e cila tha se e kishte sulmuar edhe në shtëpinë e tij dy vjet më parë.

Futbollisti i mohon të dyja akuzat. Ai është në gjyq në Chester Crown Court.

Jurisë prej gjashtë grave dhe gjashtë burrave iu tha gjykatësi Stephen Everett se francezi u shpall i pafajshëm për veprat seksuale të pretenduara nga gra të tjera pas një gjyqi që përfundoi në janar të këtij viti.

Ai u tha anëtarëve të jurisë se herën e fundit nuk mundi të merrte vendime për dy akuzat që po dëgjojnë, atë të përdhunimit dhe tentativës për përdhunim.

Gjykatësi i paralajmëroi ata që të mos kërkojnë detaje të gjyqit të kaluar ose të ndjekin mbulimin në media dhe të vendosin çështjen vetëm mbi provat e dëgjuara në gjykatë në gjykimin aktual.

Benjamin Aina duke hapur gjyqin, tha: “Benjamin Mendy është një futbollist që ishte nën kontratë me Manchester Cityn”.

“Ai kishte festa dhe organizime shoqërore në shtëpinë e tij, The Spinney, në Mottram St Andreë, Cheshire”.

“Ai kishte mysafirë burra dhe gra në takimet e tij shoqërore. Është rasti i prokurorisë që në dy raste zoti Mendy ka përfituar nga dy nga të ftuarat e tij”.

“Në një rast ai tentoi të bënte seks të detyruar me një mysafire, gruan A. Në një rast tjetër ai përdhunoi një mysafire në një nga dhomat e tij të gjumit, gruan B”, ka shtuar më tej gjykatësi.

Aina tha se Mendy takoi për herë të parë gruan A, një studente në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ishte në një klub nate në Barcelonë në fund të 2017.

Dy vjet më vonë, gruaja B ishte jashtë me miqtë në një bar në Alderley Edge, Cheshire, pranë shtëpisë së zotit Mendy, kur ata u ftuan përsëri në shtëpinë e futbollistit.

Ajo pretendon se i akuzuari ia mori telefonin e saj, i cili përmbante foto “intime”, më pas e çoi në dhomën e tij të gjumit, ndërsa ajo i kërkoi t’i kthente telefonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco