Vllaznia bën dy afrime të reja, prezantohen sulmuesi dhe portieri

Vllaznia bën dy afrime të reja, prezantohen sulmuesi dhe portieri

13:10, 29/06/2023

Vllaznia ka shkuar prej ditësh në Bosnjë ku po kryen fazën përgatitore dhe me skuadrën janë afruar dy futbollistë të rinj. Bëhet fjalë për një portier dhe një sulmues të cilët kanë firmosur me kuqeblutë.

Kuqeblutë kanë siguruar shërbimet e portierit të Korabit, Jurgen Mehidri, ndërkohë që ka firmosur edhe sulmuesi i Skopjes, Bujar Hajdari.

Dy lojtarët e talentuar, shihen si futbollistë që mund të ndihmojnë Vllazninë në të ardhmen duke firmosur kontrata 3 vjeçare.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë- Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj. Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesin Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu Jurgen & Bujar”, shkruan klubi shkodran.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco