Inzaghi rinovon me Interin me një kusht

Inzaghi rinovon me Interin me një kusht

15:51, 28/06/2023

Ka shumë merita për arritjen në finalen e Champions League dhe për rezultatet pozitive të marra mes prillit dhe majit, kështu që Simone Inzaghi duket se po mendon ta shfrytëzojë këtë avantazh.

Në fakt, deri më sot trajneri ka pranuar pa kundërshtuar çdo vendim të marrë nga drejtuesit, ndoshta të diktuar edhe nga nevoja ekonomike dhe jo sportive.

Tani, duke parë rezultatet e arritura dhe punën e madhe të bërë për të ndërtuar një grup të ri cilësor pas largimit të Conte-s dhe kthimi në finale të Champions-it pas 13 vitesh, Inzaghi nuk është më i gatshëm të pranojë çdo vendim të klubit pa thënë fjalën e tij.

Për këtë arsye rinovimi është lënë pezull. Trajneri po pret të shikojë se çfarë do të ndodhë në merkato dhe se si do të përforcohet organika.

Nëse përforcimet do të jenë cilësorë atëherë do të mund të diskutohet për një rinovim të marrëveshjes ekzistuese. Nëse kjo nuk ndodh nuk mund të përjashtohet një lamtumirë e bujshme që do ta linte Inter-in në një situatë të komplikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco