Agjenti i njohur sulmon nënën e Mbappe

Agjenti i njohur sulmon nënën e Mbappe

15:10, 28/06/2023

Agjenti i futbollit, Yvan Le Mee, ka sulmuar hapur Fayza Lamarin, nënën e Kylian Mbappe, për ushtrimin e profesionit pa licencë.

Në një prononcim të fundit për mediat, Le Mee theksoi se arsyeja pse Mbappe ndodhet ende në Paris është nëna e tij.

“Të jesh agjente është një punë dhe ajo nuk di ta bëjë këtë. Duhet ta bënte një licencë për të menaxhuar interesat e djalit të saj dhe për të diskutuar me klubet. Jam i bindur se nëse Mbappe do të kishte pasur një agjent në kohën e negociatave me Realin (dy vjet më parë), ai do të ishte shitur. Në vend të kësaj ai është ende në Paris dhe nuk duket i lumtur”, u shpreh agjenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco