Wijnaldum: Nëse PSG-së i nevojitem do të qëndroj, Mourinho është fantastik

Wijnaldum: Nëse PSG-së i nevojitem do të qëndroj, Mourinho është fantastik

22:53, 22/06/2023

 

Me përfundimin e aventurës së tij me Romën, e ardhmja e Georginio Wijnaldum mbetet ende në mjegull. Mesfushori holandez pritet të rikthehet te PSG-ja, pasi francezët zotërojnë kartonin e tij. Në një intervistë për “L’Equipe”, Wijnaldum ka folur për sa i përket të ardhmes së tij.

“Nuk e di akoma të ardhmen time. Më duhet të shoh PSG-në, ka shumë gjëra për të sqaruar. Në media lexojmë se ata do të kenë një trajner të ri, por nuk e di plotësisht qartë. Nëse ata do të donin të më mbanin mua, unë do të pranoja. Unë nuk e kam humbur besimin, jam ende i njëjti lojtar që isha te Liverpool.”

ROMA – “Ishte një sezon i shkurtër pas dëmtimit, zgjati vetëm tre muaj e gjysmë. U ktheva në Romë në dhjetor, pasi isha në Holandë për rehabilitim. Klubi më ndihmoi shumë gjatë kësaj kohe dhe më pëlqeu shumë të luaja atje.”

MOURINHO – “Njerëzit nuk e njohin. Thuhen shumë gjëra për të, por ai ishte fantastik me mua. Kur kisha nevojë mund të mbështetesha tek ai. Unë jam një futbollist i mirë pasi më ka trajnuar Mourinho.” – u shpreh Wijnaldum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco