Lajmi i fundit

Protestë në Belsh, dhjetra tregtarë mësyjnë në bashki

Kalulu flet për Maldinin: Ai më ndihmoi të kuptoj rëndësinë e futbollit në Itali

Kalulu flet për Maldinin: Ai më ndihmoi të kuptoj rëndësinë e futbollit në Itali

20:42, 22/06/2023

 

Largimi i Paolo Maldinit nga Milani pak javë më parë, nuk i ka lënë aspak një shije të mirë disa prej lojtarëve të klubit kuqezi. Mbrojtësi Pierre Kalulu ka folur në një intervistë për “Rivista Undici” për futbollin në Itali dhe për legjendën e Milanit.

“Maldini më ndihmoi shumë për të kuptuar se sa i rëndësishme është futbolli në Itali. Brohoritjet janë të çmendura këtu, njerëzit të duan vërtet. Kur ishim në stadiume, Maldini ishte më i vlerësuari, edhe pse ai u tërhoq nga futbolli në më shumë se 10 vite.”

TITULLI KAMPION – “Për të qenë i sinqertë, ne nuk kishim frikë para sfidës Sassuolo-Milan. Ishte pak nga ajo adrenalinë e zakonshme, por ne e dinim që kishim punuar mirë gjatë javës dhe sezonit prandaj ishim të qetë.”

“Kur mbërrita në Milano, jo vetëm që nuk kisha luajtur kurrë si profesionist, por nuk kisha luajtur futboll për një kohë të gjatë. Nuk mendova asnjëherë për presionin, thjeshtë thashë më në fund mund të rikthehem të luaj futboll.” – u shpreh Kalulu. /oversport.tv


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco