Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Dëmtuan stadiumin, gjobitet Vllaznia e femrave

Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Dëmtuan stadiumin, gjobitet Vllaznia e femrave

18:13, 20/06/2023

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur të gjobisë me 150 mijë lekë skuadrën e Vllaznisë së femrave për dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të stadiumit “Loni Papuçiu”.

Më tej Disiplina bën me dije se kjo shumë do t’i paguhet klubit të Apolonisë brenda 30 ditëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

Në përfundim të hetimit disiplinor për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen midis FK Apolonia Femra kundër KF Vllaznia Femra të datës 13.05.2023 dhe konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara.

Në bazë të neneve 10/1/i, 64, 76 e vijues të Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF,

VENDOSI:

KF Vllaznia Femra urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të stadiumit “Loni Papuçiu” në masën 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lek.

Shuma e mësipërme, në bazë të nenit 62/1/a, duhet të paguhet në llogarinë e Futboll Klub Apolonia Femra brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit të të dhënave bankare nga Futboll Klub Apolonia Femra.

Në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve të mësipërme në afatin e caktuar, në bazë të nenit 10/1/L, kjo shumë do të mbahet nga të ardhurat e aktiviteteve të FSHF në favor të FK Apolonia Femra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco