Dominon futbollin bjellorus,sa të vështirë do ta ketë Partizani ndaj Bate Borisov në Champions

Dominon futbollin bjellorus,sa të vështirë do ta ketë Partizani ndaj Bate Borisov në Champions

17:53, 20/06/2023

 

Goglat në shortin  e turit të parë kualifikues të Champions League i vendosën kryeqytetasit e Partizanit përballë Bate Borisov, kampionët në fuqi të Bjellorusisë, një kundërshtar aspak i lehtë në letër. Bate Borisov e ka fituar në total 15 herë titullin kampion, ku 13 trofe kanë qenë radhazi teksa kanë po ashtu edhe 5 Kupa dhe 8 Superkupa të fituara. Ndërkohë statistikat flasin për një kip që kanë jo pak eksperiencë në Europë. I kanë arritur grupet e Championsit 5 herë, ndërsa 3 herë të tjera në Europa League.

Aktualisht në Bjellorusi ka nisur sezoni i ri 2023-2024, ku Bate Borisov nuk po kalon një nga momentet e saj më të mira teksa pas 11 javësh renditen në vendin e 5-të pas dy humbjesh dhe dy barazimeve. Ndërkohë që Partizani ka filluar përgatitjet duke kryer seancat stërvitore dhe pse jo edhe miqësore, kundërshtarët do të jenë aktivë në kampionat.

2 ndeshje ka zhvilluar Bate ndaj një ekipi shqiptar, ndaj skuadrës së Skënderbeut në sezonin 2014-2015, ku korçarët në atë kohë u eliminuan nga goli në fushë kundërshtare, me ndeshjet që përfunduan përkatësisht me rezultatet 1-1 dhe 0-0.

Ndeshja e parë  mes bjellorusëve dhe kryeqytetasve do të luhet në 11 korrik në vendin tonë, ndërsa e kthimit do të luhet në fushë asnjëanëse, për shkak të situatës së tensionuar për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Partizani me ndryshime në staf dhe me afrime të të tjerë lojtarëve cilësor, me timonierin Zoran Zekic synon që të bëjë performancë sa më dinjitoze në arenën europiane.

Gjithashtu në Champions marrin pjesë edhe dy skuadra të tjera shqiptare. Ballkani i Ilir Dajës që do të përballet me kampionët e Bullgarisë, Ludogorets si dhe Struga e trajnerit Shpëtim Duro që do të luajë ndaj Zalgiris të Litiuanisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco